
Bëje Fëmijën Tënd Heroin e Përrallës
Krijojmë libra dhe histori unike të personalizuara, ku emri dhe karakteri i fëmijës suaj janë në qendër të çdo aventure magjike. Një kujtim që zgjat përgjithmonë.


E dergoni një foto të qartë të fëmijës
Zgjidhni stilin artistik të preferuar


Pasi zgjidhni stilin, ne bëjmë magjinë tonë! Libri printohet me cilësi premium, me kopertinë të fortë dhe ngjyra të gjalla, dhe vjen direkt në shtëpinë tuaj, gati për t'u bërë përralla e preferuar e natës.
Zgjidhni Stilin
REZULTATI FINAL!
Pse "Na Ishte Ti"?
Të gjithë jemi rritur me magjinë e "Na ishte njëherë...", por erdhi koha që përrallat të ndryshojnë. Ne e nisëm këtë rrugëtim sepse ndjemë se fëmijëve tanë u mungonte diçka personale në botën e librave shqip – një urë lidhëse mes tyre dhe fantazisë.
Ne vumë re se mungonin tregime shqip ku fëmija të ndihej vërtet i përfshirë. Donim të krijonim diçka ku ata nuk janë thjesht spektatorë, por protagonistë të aventurës.
Kështu lindi "Na ishte ti". Misioni ynë është t'i kthejmë sytë e fëmijëve te librat, duke u dhuruar atyre fuqinë më të madhe nga të gjitha: imagjinatën se ata mund të jenë heronjtë e përrallës së tyre. Kur një fëmijë sheh emrin e tij në kopertinë, leximi nuk është më detyrë, por bëhet magji.
MË SHUMË SE NJË LIBËR: NJË INVESTIM NË PERSONALITETIN E FËMIJËS
Në "Na ishte ti", ne nuk krijojmë thjesht përralla për të vënë fëmijët në gjumë; ne krijojmë histori që i zgjojnë ata. Psikologjia e zhvillimit na mëson se identifikimi është çelësi i të mësuarit. Kur fëmija e sheh veten si protagonistin që zgjidh probleme, truri i tij e përjeton atë sukses si realitet, duke ndërtuar një karakter të fortë dhe të pavarur.
Ja pse prindërit e ndërgjegjshëm zgjedhin personalizimin tonë si një mjet edukativ:
🧠 1. Rritja e Vetëbesimit dhe Identitetit
Një fëmijë që lexon për suksesin e tij, beson në të. Duke e vendosur fëmijën në qendër të aventurës, ne i "validojmë" aftësitë e tij. Kjo krijon një mentalitet fituesi, duke i bërë ata më të sigurt në vetvete dhe më të gatshëm për të marrë iniciativa në jetën reale.
🛡️ 2. Nga Frika te Guximi: Një Qasje Terapeutike:
Keni një fëmijë që ka frikë nga errësira, apo heziton të bëjë miq të rinj? Ne nuk e injorojmë këtë. Përmes personalizimit, ne krijojmë skenarë ku fëmija juaj përballet me këto frikëra dhe triumfon. Libri shërben si një "provë gjenerale" e sigurt, duke i dhënë fëmijës mjetet emocionale për të kapërcyer sfidat e vërteta.
🤝 3. Partneriteti Ynë për Edukimin e Tyre
Ne nuk ndalemi te një libër i vetëm. Ne jemi aleatët tuaj në rritjen e fëmijës. Bashkë me ju, ne mund të krijojmë një seri librash që rriten paralelisht me fëmijën tuaj, duke adresuar çdo etapë të zhvillimit të tij – nga mësimi i mirësjelljes e deri te menaxhimi i emocioneve.
✨ Konkluzioni:
Mos i dhuroni fëmijës suaj thjesht një libër për ta lexuar një herë. Dhurojini një pasqyrë magjike ku ai sheh versionin më të mirë të vetes.
Krijoni sot heroin e së nesërmes.
Pyetjet e Shpeshta
Sa vonon porosia?
Meqenëse çdo libër është unik dhe printohet posaçërisht për fëmijën tuaj, ne na duhen (2-4 ditë pune) për ta krijuar dhe paketuar atë me kujdes. Pas kësaj, korrieri e sjell porosinë në adresën tuaj brenda (24-48 orëve). Në total, libri do të jetë në duart tuaja për rreth (3-6 ditë pune).
(Ju lutemi të keni parasysh se nganjëherë, për shkak të kërkesave të shumta, mund të na duhen edhe 2-3 ditë shtesë përtej afatit standard. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj, pasi cilësia dhe magjia kërkojnë kohën e vet!)
A mund të dërgohet jashtë shtetit?
Po, patjetër! Ne dërgojmë "Na ishte ti" në çdo cep të botës. Ne e dimë sa e rëndësishme është për familjet shqiptare në diasporë që fëmijët ta ruajnë gjuhën, ndaj sigurohemi që librat të vijnë tek ju, kudo që ndodheni. Koha e dërgesës ndërkombëtare varet nga shteti ku jetoni (zakonisht 5-10 ditë pune)
Për çfarë moshash janë librat?
Librat tanë janë krijuar kryesisht për fëmijë të moshave 0 deri në 10 vjeç.
Për të vegjlit (0-4 vjeç): Janë idealë për t’u lexuar nga prindërit para gjumit, duke krijuar kujtime të bukura.
Për fëmijët më të rritur (5-10 vjeç): Janë perfektë për të nxitur dëshirën për të lexuar vetë, pasi kurioziteti për të parë veten si hero i mban të mbërthyer pas faqeve.

Sytë e vajzës sime shkëlqyen kur pa veten si heroina e guximshme e përrallës së saj!
Teuta K.
Ky libër e bëri kohën e gjumit magjike dhe ndezi imagjinatën e djalit tim.
Dritan M.













